
Pasditen e sotme një krim në familje ka ndodhur në Gramsh ku Xhevit Sinani ka vrarë bashkëshorten, Zeqine Sinani dhe vëllanë Shaqir Sinani.
Në foton e mëposhtme shihet dhe viktima e këtij krimi, i cili ishte i vëllai i autorit.
Tashmë mësohet se autori dhe vëllai i tij kanë qenë pjesë e grupit të fyjeve të Gramshit.
Zeqineja kishin 5 djem dhe dy vajza nga martesa me Xhevitin, sipas të afërmëve kishte patur sheja sëmundje nervore.
Kujtojmë se Xhevit Sinanin sapo ka vrarë dy fmiljarët e tij ka shkuar në familjen e krushqve të fisit Ranxha, i cili ndodhej pranë kanionit të Hotës.
Ai atje ka marrë në telefon djalin e tij ku i ka thënë se ka vrarë të ëmën dhe xhaxhain.
Autori ka qenë në shtëpinë e tyre në momentin e arrestimit nga policia.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit pasditën e sotme, ku autori i ka gjuajtur me sende të forta vëllait dhe bashkëshortes së tij.