Transmetuar më 27-01-2023, 14:12

Iran- Incident i rëndë diplomatik. Sulmohet me armë ambasada e Azerbajxhanit në Iran, një i vdekur.

Mësohet se një pjesëtar i sigurimit është vrarë e dy tjerë janë plagosur gjatë të shtënave me armë që ndodhën brenda ambasadës ka njoftuar policia, sulm i cilësuar si akt terrorist.

“Sulmuesi depërtoi përmes rojeve dhe vrau kreun e sigurimit me kallashnikov”, njoftoi Ministria e Jashtëm e Azerbajxhanit. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Naser Kanani ka dënuar ashpër sulmin, duke shtuar se incidenti po hetohet.

Policia në Teheran theksoi se ka arrestuar të dyshuarin për sulmin, dhe se është duke kërkuar motivet që mund të kenë çuar te ky sulm. Gjykatësi Mohamad Shahrirari ka thënë se motivet e sulmuesit ishin personale. Mediat e huaja kanë publikuar edhe momentin e sulmit me armë.