Transmetuar më 27-01-2023, 10:10

Është gjetur i mbytur në lumin Seman një i moshuar, i cili prej dy ditësh ishte shpallur i zhdukur.

Familjarët deklaruan se 78-vjeçari Nasi Xhoxhi kishte shkuar për të peshkuar në plazhin e Semanit, ndërsa ditën e djeshme iu gjet rrjeta e peshkimit dhe makina e tij. Sipas policisë, i moshuari është gjetur 500 metra poshtë vendit ku po peshkonte.

Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje je tragjike, ndërsa policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të saj.