Transmetuar më 27-01-2023, 08:45

Itali- Aksident tragjik në periferi të Romës.

Pesë të rinj kanë humbur jetën, sipas njoftimeve nga Brigada e Zjarrfikëses, pasi makina me të cilën udhëtonin është përmbysur disa herë për shkaqe ende të paqarta.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:30 në Fonte Nuova në via Nomentana.

Një person i gjashtë që ishte në makinë, një “Fiat 500”, u dërgua në spital.

Sipas raportimeve të para, pesë viktimat, tre djem dhe dy vajza, ishin të moshës 17 deri 21 vjeç.

Alessio G., 21 vjeç, Flavia T., 17 vjeçe, Valerio D. P, 21 vjeç, Giulia S. 17 vjeçe, Simone R. 21 vjeç, vdiqën në aksident.

Rëndë në spital është një djalë 21 vjeçar, i gjashti i të rinjve që gjendeshin në makinë, raporton noa.al duke cituar ansa.

Rruga është mbyllur për qarkullim teksa policia italiane ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.