Transmetuar më 26-01-2023, 21:57

Këngëtari dhe kantautori i njohur Flori Mumajesi ka bërë sërish lëmsh rrjetin duke publikuar një pjesë të shkëputur nga videoja e tij me këngëtaren dhe ish-partneren e tij Soni Malaj nga bashkëpunimi ‘Fluturimi 3470’.

Në një postim në rrjete sociale, Mumajesi ka shfaqur momentin kur dyshja shkëmbejnë puthjen në skenën e ‘Këngës Magjike’.

Pikëpyetja që ngrihet është nëse dyshja janë rikthyer, apo këngëtari paralajmëron përmes këtyre postimeve një bashkëpunim të ri mes tyre?

Teksa të gjithë ishim sy e vesh, për të zbuluar më tepër në lidhje me romancën e tij të shumëpërfolur me moderatoren kosovare Liberta Spahiu me të cilën pak ditë pas festave të fundvitit ndau edhe foton e parë nga bredhi i Krishtlindjeve ku shfaqeshin shumë të lumtur krahë njëri-tjetrit, Mumajesi bën lëmsh rrjetin duke postuar momentin e puthjes së famshme me këngëtaren Soni Malaj në kohën kur ata ishin partnerë.