Transmetuar më 26-01-2023, 20:50

Cërrik – Identifikohet viktima e aksidentit me vdekje në Cërrik. Ai është Tomorr Kasa 60 vjeç.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në lagjen nr. 3. Pas aksidentit shoferi u largua menjëherë nga vendi i aksidentit.

Por policia vendore ka reaguar shpejt, ka kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan, Ervin Hysaj, 35 vjeç, banues në Cërrik, si autor i dyshuar i këtij aksidenti. Ndaj 35-vjeçarit do të kryhen veprimet e mëtejshme procedurale në lidhje me këtë ngjarje.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.