Transmetuar më 26-01-2023, 19:03

Sot ka qenë një ditë tensioni dhe debatesh në shtëpi mes Kiarës dhe Luizit.

Luizi dhe Kiara kanë debatuar ditën e sotme me njëri-tjetrin, ku moderatorja ka treguar pakënaqësi karshi disa sjelljeve të këngëtarit.

Kiara i thotë Luizit se nuk është nevoja që ky i fundit të kujtojë se Olta po e largon nga Luizi.

“Po pse mo 2 vjeç jam unë që vjen ti dhe thua, jo po të largon Olta, nuk ka ndikim te unë ajo, nuk jam e vogël o Luiz,” tha Kiara.

“Po mirë moj…,” shprehet Luizi.

“Po ça mirë, ik tani, ça ja fut kot,” i kthehet Kiara.

“Po iki unë, mos çaj b****,” thotë Luizi dhe largohet nga lavanderia ku dhe po debatonin.