Transmetuar më 26-01-2023, 18:54

Ata janë dy banorët që përplasen më shumë me njëri-tjetrin. Bëhet fjalë për Oltën dhe Luizin.

Ka qenë Olta dhe Luizi të cilët mes tensionit që kanë më njëri-tjetërin papritur nga hiçi kanë nisur një kërcim “pasionant” në dhomën e ndenjes.

Teksa banorët ishin duke bërë prova për “Talent Show” dhe Olta po shijonte tingujt e muzikës, Luizi e ka kapur papritur dhe kanë vallëzuar sëbashku.

Pavarësisht konkurrencës së tyre në lojë, a kanë vendosur të bëjnë paqe Olta dhe Luizi apo ky ishte thjesht një moment?!