Transmetuar më 25-01-2023, 17:30

Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave kanë publikuar udhëzimin për organizimin dhe zhvillimin e provimeve të Maturës Shtetëore dhe të Maturës Shtetërore Profesionale.

Lëndët e provimeve të Maturës Shtetërore 2023, për arsimin e mesëm të lartë do të jenë:

a) Provime të detyruara: Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë dhe Gjuhë e huaj.

b) Një provim me zgjedhje.

Provime të detyruara

Provimet e detyruara të mbështeten vetëm në kurrikulën bërthamë. Programet orientuese të provimeve të detyruara (Gjuhë shqipe dhe Letërsi, Matematikë, Gjuhë e huaj) për të gjithë maturantët/kandidatët janë në përshtatje me programet ekzistuese të arsimit të mesëm të lartë.

Testi i gjuhës së huaj (D3) hartohet në përputhje me gjuhën, e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të lartë trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Testi i provimit të jetë në nivelin gjuhësor që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm të lartë.

Lista e gjuhëve të huaja, që jepen si provim i detyruar (D3) është: anglisht, frëngjisht, italisht, gjermanisht, spanjisht dhe turqisht. Gjuha e huaj si provim i detyruar përzgjidhet gjatë plotësimit të formularit A1/A1Z. 3.

Provimi me zgjedhje

Lista e lëndëve të provimit me zgjedhje do të jenë: Kimi; Fizikë; Biologji; Histori; Gjeografi; Qytetari dhe Psikologji; Filozofi dhe Sociologji; Ekonomi; Histori arti; Histori muzike; Histori baleti.

Programet orientuese të lëndëve me zgjedhje, janë të njëjta për të gjithë maturantët/kandidatët që plotësojnë formularin A1/A1Z.

Programi orientues i lëndëve me zgjedhje përmban programin e lëndës bërthamë dhe atë me zgjedhje.  Maturanti/kandidati zgjedh një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje, pavarësisht nëse i ka zhvilluar ose jo, apo i janë ofruar ose jo ato nga shkolla në programin mësimor.

Kandidatit, që ka dhënë dy ose më shumë provime me zgjedhje dhe është vlerësuar me notë të përshkallëzuar jo më të vogël se 4.50 (nota 5), i njihen ato provime dhe nuk mund t’i japë më.

Kandidatët, të cilët rezultojnë mbetës në të paktën njërin prej provimeve të Maturës Shtetërore, duhet ta rijapin atë që të pajisen me diplomë.

Kandidatët, që në Maturat Shtetërore 2012– 2022 nuk kanë rezultuar kalues në asnjë prej provimeve që kanë zgjedhur për të dhënë, japin vetëm një lëndë nga lista e lëndëve me zgjedhje të këtij udhëzimi.

Gjuha e huaj, si provim i detyruar, përzgjidhet gjatë plotësimit të formularit A1/A1Z. Kandidatët e viteve të kaluara (të maturave shtetërore 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, 2022), që kanë rezultuar jokalues në provimin D3, duhet ta rijapin këtë provim.

Kandidatët e tjerë, (të maturave shtetërore para vitit 2014), që aplikojnë me A1Z, nuk do ta rijapin provimin e detyruar D3.

Datat për provimet e Maturës Shtetërore 2023 do të jenë:

a) Gjuhë e huaj: 1 qershor 2023;

b) Gjuhë shqipe dhe letërsi: 7 qershor 2023;

c) Matematikë: 13 qershor 2023;

d) Provimi me zgjedhje: 19 qershor 2023.

Provimet e Maturës Shtetërore 2023 fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA). Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë.

Zyrat Vendore Arsimore Parauniversitare (ZVAP), pasi marrin nga institucionet e arsimit të mesëm të lartë listat e maturantëve mbetës të vitit shkollor 2022–2023, i pasqyrojnë ato në portalin e Maturës Shtetërore online, sipas udhëzimit dhe kalendarit të përcaktuar nga QSHA-ja. Këto lista dërgohen në QSHA, në format të printuar dhe elektronik.

Institucionet e arsimit të mesëm të lartë të organizojnë konsultimet në ndihmë të nxënësve maturantë për provimet e Maturës Shtetërore, sipas një kalendari të miratuar nga ZVAP-ja. Këto konsultime do të jenë objekt monitorimi nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar.

Testi i provimit “Gjuhë dhe letërsi italiane” (Lingua e literatura italiana) për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-italiane përgatitet nga Ministria e Arsimit e Republikës së Italisë dhe dorëzohet në QSHA në afatin kohor të përcaktuar për këtë provim. Ky provim zhvillohet në datën 1 qershor 2023 dhe zëvendëson provimin e gjuhës së huaj (D3) për seksionet dygjuhëshe shqiptaro-italiane. Në notën e provimit përfshihet, siç është parashikuar në memorandum, edhe vlerësimi i zhvilluar në shkollë në datën 1 qershor 2023, para një komisioni të ngritur nga palët.

Testi i provimit “Gjuhë frënge” (DELF B2 scolaire) për seksionet dygjuhëshe shqiptarofranceze përgatitet nga Ambasada Franceze dhe provimi zhvillohet në datën 26 maj 2023, në shkollat përkatëse.

Tërheqja e testeve të provimeve të Maturës Shtetërore 2023 bëhet sipas grafikut të hartuar nga QSHA-ja dhe të miratuar nga Komiteti i Maturës Shtetërore 2023. Provimet kombëtare të Maturës Shtetërore 2023 zhvillohen në qendrat e provimeve të përcaktuara nga Komisioni i Maturës Shtetërore në ZVAP, mbështetur në rregulloren e Maturës Shtetërore.

Matura Shtetërore Profesionale

Provimet e Maturës Shtetërore Profesionale 2023, për shkollat e mesme profesionale, janë: Provime të detyruara: “Gjuhë shqipe dhe letërsi”, “Matematikë”, “Gjuhë e huaj” dhe “Teori profesionale e integruar”, sipas kualifikimit profesional që maturanti/kandidati ka ndjekur në shkollë.

Datat për provimet e Maturës Shtetërore Profesionale 2023 të jenë:

a) Gjuhë e huaj: 1 qershor 2023;

b) Gjuhë shqipe dhe letërsi: 7 qershor 2023;

c) Matematikë: 13 qershor 2023;

d) Teori profesionale e integruar: 19 qershor 2023.

Testi i gjuhës së huaj (D3) hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm profesional trajtohet si gjuhë e huaj e parë. Testi i provimit të jetë në nivelin gjuhësor, që përcaktohet në kurrikul në përfundim të arsimit të mesëm profesional.

Gjuha e huaj, si provim i detyruar, përzgjidhet gjatë plotësimit të formularit A1/A1Z. Kandidatët e viteve të kaluara (të maturave shtetërore 2014, 2015, 2016, 2017, 2018, 2019, 2020, 2021, 2022), që kanë rezultuar jokalues në provimin D3, duhet ta rijapin këtë provim. Kandidatët e tjerë (të maturave shtetërore para vitit 2014), që aplikojnë me A1Z, nuk do ta rijapin provimin e detyruar D3.

Lista e provimeve të detyruara të “Teorisë profesionale të integruar”, sipas kualifikimit profesional që maturantët/kandidatët kanë ndjekur në shkollat profesionale, është: Nr. Kualifikimi profesional:

Hoteleri-turizëm Shërbime mjetesh transporti Mekanikë Elektroteknikë Elektronikë Përpunim druri Ndërtim Tekstil-konfeksione Tekstil-konfeksione (NABER ADA) Teknologji ushqimore Bujqësi Shërbime sociale dhe shëndetësore Instalues i sistemeve termohidraulike Teknologji kimike Peshkim Detari Gjeologji-miniera Llogari Shërbime bankare Sipërmarrje e agjencisë turistike Sigurime Tregti Administrim biznesi Rrjete të dhënash Mbështetje e përdoruesve të TIK-ut Zhvillim Ëebsite Rrjete të dhënash (pilot-GIZ) Inxhinieri informatike softëare-sh (Hermann Gmeiner) Silvikulturë Agrobiznes Veterinari Gjeodezi Biznes (Harry Fultz) Elektronikë (Harry Fultz) Automekanikë (Harry Fultz) Kërkim, shpim dhe shfrytëzim nafte, gazi dhe uji Shërbime, kujdesi për të moshuar (pilot GIZ) Shërbime të udhëtimit dhe turizmit Riparime të pajisjeve elektronike Telekomunikacion Teknologji bujqësore Programim Multimedia Administrim zyre

Provimet e detyruara “Gjuhë shqipe dhe letërsi”, “Matematikë”, “Gjuhë e huaj e parë”, dhe programet orientuese të tyre, të mbështeten në programet ekzistuese të kulturës së përgjithshme të arsimit profesional.

Provimet e detyruara të “Teorisë profesionale të integruar”, do të mbështeten në programet orientuese të publikuara në faqet e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Formimit Profesional dhe Kualifikimeve dhe të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Kandidati, i cili rezulton mbetës në të paktën njërën prej provimeve të detyruara të Maturës Shtetërore Profesionale, duhet ta rijapë atë që të pajiset me diplomë. Kandidati, që në Maturën Shtetërore të viteve 2012–2019:

a) ka zgjedhur “Teorinë profesionale të integruar” dhe është kalues, të pajiset me diplomën e Maturës Shtetërore Profesionale, pavarësisht se mund të rezultojë jokalues në një apo dy provimet e tjera me zgjedhje.

b) ka zgjedhur “Teorinë profesionale të integruar” dhe rezulton mbetës, duhet të rijapë provimin e detyruar të “Teorisë profesionale të integruar”, pavarësisht rezultateve të provimeve të tjera me zgjedhje.

c) ka zgjedhur dy apo tri lëndë me zgjedhje, te të cilat nuk përfshihet “Teoria profesionale e integruar”, duhet të japë provimin e detyruar të “Teorisë profesionale të integruar”, pavarësisht rezultateve të provimeve të tjera me zgjedhje.

Kandidatët që kanë marrë dëftesë pjekurie para vitit 2011 dhe dëshirojnë të aplikojnë për studime në institucionet e arsimit të lartë, t’u njihen provimet e detyruara ose provimet e njëvleftshme me to, të njësuara nga njësitë arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar. Këta kandidatë, në rastet kur nuk kanë dhënë provimin e “Teorisë profesionale të integruar” ose e kanë dhënë dhe nuk kanë rezultuar kalues, kanë të drejtë të japin këtë provim, kur e kanë të nevojshme për plotësimin e kritereve të pranimit të përcaktuara nga institucionet e arsimit të lartë