Transmetuar më 25-01-2023, 15:22

Tiranë- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me aksidentimin e polices Anisa Kostanim në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.

Mësohet se Kostani, e cila ishte pasagjere në mjetin që u përfshi në aksident, pësoi lëndime në trup, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar.

Sipas burimeve spitalore, 27-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është e vetëdijshme, por ka fraktura në trup. Po ashtu raportohet se policja ka nevojë për gjak.

Kujtojmë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kostani, River Durra, u ndalua nga policia, pasi rezultoi se lëvizte pa leje drejtimi.

– R. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. S. Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e dy automjeteve dhe pasagjerja e njërit nga automjetet, shtetasja A. K., 27 vjeçe (punonjëse policie, jashtë orarit të shërbimit), të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.