Transmetuar më 25-01-2023, 11:38

Tiranë- Bordi i Transparencës ka vendosur çmime të reja për çmimin e karburanteve në vend.

Kështu, në mbledhjen e fundit, Bordi vendosi që çmimi i naftës të jetë jo më shumë se 210 lekë/litër, benzina do tregtohet jo më shumë se 192 lekë/litri, kurse gazi do shitet  69 lekë/litri me pakicë.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.