Transmetuar më 25-01-2023, 09:57

Një deklaratë e bërë nga Kristi për Kiarën ka ngjallur debat mbrëmjen e djeshme në Prime. “Po të doja Kiarën e kisha kap me kohë”, i tha ai para dy ditësh gjatë një bisede me të dhe me Luizin. Kiara tha se është ndjerë e ofenduar, teksa Luizi i doli në krah duke thënë se Kristi është treguar burracak.

Kiara shtoi se po ta kishte thënë Luizi këtë deklaratë për një vajzë tjetër, të gjithë do i ishin kthyer kundër, ndërkohë që Kristin e mbrojtën duke e justifikuar me "nuk e kishte në konotacion të keq".

Luiz: Nëse je burrë vjen e më flet mua se këtu më ka, brenda katër mureve. Po nuk je burrë dhe përdor Kiarën t’u e dit që e kam pikë të dobët, në kuptimin e mirë të fjalës, për të më rënë mua.

Kristi: Fakti nëse e kam bërë me tendencë ose jo nuk ka rëndësi, pse? Luizi i monipolizon ngacmimet që bëhen në këtë shtëpi?

Kiara: Kjo do të thotë të më biesh mua për të rënë në sy te Luizi?

Kristi: Unë të rashë

Kiara: Po turp o Kristi, është turp sinqerisht

Luizi: U tregove shumë burracak. Nuk je djalë që të dalin fjalët pa kontrolluar. Unë nuk e kam as dashnore, as nuk dua të kaloj kohën me të, por ti nëse do të ishim jashtë do të ishe “lajm i fundit”, sepse jemi VIP-a, në faqe të parë përleshje në bllok. Nuk e ka bërë që t’i bëjë diçka Kiarës, për fyerjen është puna e asaj, përgjigjet vetë. E keni përdorur ju të tjerët Kiarën që të më bëni diçka? Më shikon në sy mua dhe e thotë atë fjalë. I tregoj unë atij (Kristit) se si kapet.

Kiara: Nuk është hera e parë, është hera e tretë që e bën. Unë ia pranova faljen kur tha “ti je pa karakter” dhe “ti je e pavlerë”, tani “të kisha kapur shumë shpejt”, këtë nuk e pranoj më. Jo Kristi të jetë, por të jetë Zoti, nuk ia fal më. I kam thënë kujdes me çfarë nxjerr nga goja. U shqetësova se e pashë Luizin shumë keq.

Kristi: Vazhdoni, jam i kënaqur. Doja vetë ta filloja, sepse do më vinte radha dikur. Ti si mega-burrë që je më the mua “jo nuk ka problem”. Unë të erdha ty, të thashë “ndjehem shumë keq”.

Kiara: Kur e bën Kristi ose dikush tjetër, nuk është aq e rëndë, nëse do ta bënte Luizi, që ti thonte një goce tjetër atë gjë, do bërtitej me të madhe.

Olta: Kristi nuk e kishte me kontotacion negativ.

Kiara: Ti Olta që mbron vajzat, nëse do të ta kishin thënë ty do ishte ngritur me të madhe, “u bë deti kos.”

Kristi: Ata atë donin, e bënë plan sonte për Prime.