Transmetuar më 25-01-2023, 08:12

ITALI- Gjendet i vdekur në kanal një shqiptar në Itali.

Raportohet se 53-vjeçari shqiptar Gëzim Muho humbi jetën në komunën San Dona, (Venecia) Itali, në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar.

Ai ishte duke u kthyer për në shtëpi në përfundim të turnit të punës.

Viktima dyshohet të ketë rrëshkitur dhe përfunduar në një kanal, me fytyrën përmbys në vijën e ujit që nuk i kalonte 20 centimetra.

I ndjeri Gëzim Muho, punonte si pjatalarës në një restorant të njohur me emrin Vecio Piave, në Caposille, në zonën e San Dona.

Ai u gjet nga një kalimtar i rastit pasditen e së hënës, teksa po lëvizte me mjet.

Pavarësisht njoftimit të ndihmës së shpejtë, Muho u deklarua i vdekur.

Burimi: Ilgazzetino.