Transmetuar më 25-01-2023, 07:53

Momente tensionesh të forta kanë ndodhur në spektaklin e mbrëmjes së kaluar mes Oltës dhe Efit.

Teksa të dyja debatonin, Olta ka akuzuar Efin se ka tentuar t’i gjuajë.

Pjesë nga sherri:

Efi: Më vjen për të vjellë, më përzihet kur të shoh.

Olta: Vill, unë me ty nuk merrem.

Ndërhyn Luizi: Lëre këtë muhabet.

Olta: Hë gjuaj, gjuaj, hë mi gjuaj se po bëhesh gati.

Luizi: Po s’ta jep atë shans.

Efi: Ua sa budallaqe, edhe këtë e the?

Olta: Po gjuaj moj se po bëhesh gati duke lëvizur këmbën poshtë.

Efi: Sa manipuluese, e tmerrshme.

Olta: U zbrapse mi? U frikësove mi? Dy metra femër u frikësove? O frikacake.

Efi: Lodhu po nuk ia arrin dot, sa kam kaluar si puna jote. Je femër e neveritshme!