Transmetuar më 24-01-2023, 11:50

Një shtëpi bari është zbuluar ditën e sotme në Shijak.

Parparakisht mësohet se është sekuestruar lënda narkotike si edhe janë shoqëruar disa persona. Pritet që pas pak Policia e Durrësit të dalë në konferencë për shtyp dhe të japë më shumë detaje.

Policia e Durrësit njofton se në pranga ka rënë një 46-vjeçar, teksa përveç lëndës narkotike kanabis, brenda banesës është zbuluar dhe një arsenal armësh, të cilat dyshohen se janë fshehur aty nga grupe të strukturuara kriminale.

Ndërkohë, në kërkim është shpallur vëllai i 46-vjeçarit, një person ky me precedentë të mëparshëm penalë.

Megaoperacion policor “Krahët e Krimit” në Durrës. Zbulohet arsenal armësh dhe shtëpi bari në Shijak. Kontrolle në ambiente të mbyllura dhe terrene të hapura. Në një banesë 4-katëshe në Sallmone të Shijakut u gjetën 444 bimë narkotike dhe 240 llamba elektrike. Në një ambient me mur të dyfishtë u gjet një arsenal armësh. U arrestua F. K. 46 vjeç dhe në kërkim vëllai i tij S.K. 43 vjeç. Të dy me precedentë penalë. Dyshohet se armët në funksion të veprimtarisë së një grupi kriminal.

Informacionet në rrugë operative u ndoqën deri në zbulimin e shtëpisë së barit dhe arsenalit. Bimët narkotike të kultivuara me llampa në dy katet e sipërme të godinës. Policia ka dhënë detaje nga operacioni që çoi në zbulimin e një shtëpie bari në Shijak.

Uniformat blu kanë njoftuar se kanë marrë informacione në rrugë operative në lidhje me shtëpinë e barit, e cila dyshohet se shërbente si bazë për arsenal armësh për llogari të grupeve kriminale.

“Kemi pasur informacione në rrugë operative. Kemi bashkëpunuar me prokurorinë për të finalizuar këtë operacion. Kemi bërë të mundur që pas disa veprimeve proaktive të godasim këtë banesë”, tha policia.

Gjatë hetimeve, policia ka mbledhur prova se armët dhe lënda narkotike ruheshin nga grupet kriminale.

“Nga hetimet dyshohet se armët e gjetura në këtë ambient mund të jenë fshehur nga grupet kriminale dhe kultivimi i bimëve narkotike mund të jetë financuar nga anëtarë të këtyre grupeve”, deklaroi ai.