Transmetuar më 23-01-2023, 22:49

Identifikohet i riu që u përplas për vdekje nga një mjet në unazën jugore të Elbasanit.

Ai është Fiori Sula 20 vjeç.

Aksidenti ndodhi rreth orës 21:25, në unazën e qytetit.

Një automjet ende i paidentifikuar, ka aksidentuar, këmbësorin shtetasin Fiori Sula rreth 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

20-vjeçari ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit. noa.al