Transmetuar më 23-01-2023, 22:27
Elbasan- Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes në qytetin e Elbasanit. Mjeti ka përplasur një këmbësor në unazën jugore dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Kalimtarë të rastësishëm kanë njoftuar policinë dhe ambulancën që kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Megjithëse është transportuar për në spital, këmbësori ka vdekur.
Sipas dëshmitarëve okularë, qytetari ka qenë duke kaluar në vijat e bardha të rrugës, kur është përplasur nga automjeti. Këmbësori ende nuk është identifikuar.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të mjetit.
Për këtë qëllim po shfrytëzohen kamerat e shumta të bizneseve përgjatë unazës jugore të qytetit. noa.al