Transmetuar më 23-01-2023, 21:56

Rrëfimi i Nitës ditën e sotme veçse ka sjellë përqafime të ngrohta solidariteti mes banorëve por ka ndezur njëkohësisht dhe shumë debate.

Në një bisedë me Amosin, Oltën dhe banorë të tjerë në oborr, Nita ka treguar se është në gjendje të mirë për të vijuar garën, teksa nuk e çon në asnjë momënt në mendje braktisjen e saj.

Nga ana tjetër ka qenë Amosi ai i cili është shprehur se pas përhapjes së këtij lajmi, të gjithë lojtarët janë në një situatë të pazakontë gare.

Nita: Çfarë po thoni ju që unë të lë lojën, të dal nga gara? Dil se nuk mund të të sulmojmë ty? Unë vazhdoj lojën dhe kjo është zgjidhja ime. Në momëntin që unë vendosa të kthehesha…

Amos: Unë kam gjithë të drejtën e botës të ndjejë kompasion kundrejtë teje. Ne jemi në një situatë që është e pazakontë në një gare.