Transmetuar më 23-01-2023, 20:48

Young Zerka ishte së fundmi i ftuar në emisionin "Zemër Luana". Ai u vendos përballë një loje ku duhet të zbulonte nga një sekret për secilin personazh që i shfaqej.

Në ekran u shfaq Ronela Hajati dhe Zerka hezitoi të përgjigjej duke thënë se nuk i di asnjë sekret.

Mirëpo, duke qenë se ai nuk konsumonte dot alkool (dënimi nëse nuk përgjigjej), këngëtari tha: Ajo ka frikë qentë.

Kujtojmë se dyshja kanë qenë në një lidhje dashurie, e cila mori fund muaj më parë për arsye që nuk dihen.