Transmetuar më 24-01-2023, 08:34

Një super festë mes luksit dhe karaokeve për partneren seksi të CR7. Për të arritur në stadiumin “King Saud” të ekipit të tij të ri saudit, Al Nassr, ajo i bën gjërat me stil.

Modelja me origjinë nag Argjentina kishte marrë me qira një mega limuzinë së bashku me rrethin e saj të asistentëve dhe miqve më të ngushtë për t’u argëtuar.

Në fund debutimi i Cristianos në Arabinë Saudite ishte më se i kënaqshëm, edhe pse portugezi nuk arriti të shënonte në fitoren 1-0 ndaj Al Ettifaq.

Ja fotot e harbimit të Georgina Rodriguez në limuzinë, rrugës për në stadium, ku do të përcillte “live” pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, me të cilin ka tashmë edhe dy fëmijë, edhe pse pa shkuar ende në altar, pa vendosur kurorë me njëri-tjetrin.