Transmetuar më 23-01-2023, 15:22

Luizi është një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Të gjithë janë kuriozë për ta njohur jashtë këtij spektri, pasi prej kohëh ai ishte shkëputur nga syri i publikut. Për të zbuluar më shumë rreth tij, në emisionin “Shqipëria LIVE”, ishte i ftuar një miku i tij. Ai tha se Luizin e ka njohur në një lokal ku ai performonte live, ndërsa Luizi punonte aty.

“Ndërkohë që djemtë bënin prova, Luizi punonte në lokal. Ai bënte gjithçka. Kamarier, banakier, menaxher. Ai aty nisi të këndonte, kuptoi se kishte zë. Një vit pasi kemi bërë muzikë live, Luizi mori drejtimin e tij sepse ai u rrit, mori përmasa të tjera.” –tregoi ai.

Ndërkohë, sa i përket lidhjes me Kiarën, ai tha se u takon atyre të flasin pasi nga jashtë nuk bën dot një koment objektiv.

“Besoj u takon atyre që ta ndajnë. Nga jashtë nuk mund të jesh objektiv. Pikëpyetja qëndron gjithmonë.”- tha ai.