Transmetuar më 23-01-2023, 14:10

Pak trajnerë janë bërë aq të dashur në futbollin spanjoll, por jo vetëm, veçanërisht kur drejtojnë një nga dy klubet më përçarëse, sa Carlo Ancelotti. 63-vjeçari ka shijuar periudhën e tij të dytë te Real Madridi, duke e ditur se ishte një mundësi e artë dhe ndoshta puna e tij e fundit në menaxhimin e një klubi.

Këtë e ka treguar jo vetëm me punën e tij dhe trofetë e fituar, por edhe në marrëdhëniet me shtypin, tifozët e lojtarët. Asnjëherë nuk ka frikë të bëjë shaka, Ancelotti nuk e tregon veten shumë serioz, i prerë dhe i ftohtë e cinik me askënd.

Trajneri italian u pa duke kërcyer me lojtarët e tij në fushë pas finales së Ligës së Kampionëve. Ai duket se është mjaft i dashur nga elementët më të rinj dhe më të vjetër në skuadrën e bardhë.

Të dielën mbrëma, kundër Athletic Club, u shfaq një tjetër video zbavitëse e Ancelottit. Teksa kaloi para pankinës, një fans në “San Mames” e pyeti nëse mund t’i jepte ndonjë çamçakëz, të cilët ai shihet duke i përtypur rregullisht gjatë ndeshjeve. Jo çdo trajner do të ishte përgjigjur si ai, duke u ndalur dhe dhënë fansit atë që kërkoi.

Megjithatë, italiani ka gjithashtu një anë serioze kur nevojitet. Javën e kaluar u pa gjithashtu duke qortuar Rodrygo Goes për mungesë respekti, pasi braziliani u ul në stol pa përshëndetur trajnerin, kur u zëvendësua.

https://twitter.com/MadridismoreaI/status/1617468458798645250?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1617468458798645250%7Ctwgr%5Edc9b1d4514c25203316d0cfd981c5569b6a32d89%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.football-espana.net%2F2023%2F01%2F23%2Fwatch-real-madrid-manager-carlo-ancelotti-hands-out-gum-to-fans-in-stands

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd