Transmetuar më 23-01-2023, 12:40

Mauro Icardi po mësohet me statusin e tij të ri "single". Lojtari i Galatasaray shfaqet mjaft aktiv në rrjetet sociale mes pëlqimeve dhe mesazheve për vajzat e bukura.

Ish-partneri i Wanda Narës ka nisur të ndërveprojë në postimet e Shannon de Lima, një modele e njohur me gati tre milionë ndjekës.

Influencuesja ishte e martuar me këngëtarin Marc Anthony dhe pas tij pati një lidhje me futbollistin James Rodriguez.

Shannon ka nisur të ndjekë Icardin dhe sipas raportimeve nga shtypi argjentinas, të dy shkëmbejnë pëlqime, por edhe mesazhe. Pikërisht kështu nisi lidhja sekrete e Mauro Icardit me China Suarez. Kush e di se çfarë mendon Wanda Nara për këtë…

Mauro Icardi, very single: he liked Marc Anthony's ex-wife

Wanda Nara është ende në Buenos Aires, në shoqërinë e fëmijëve të saj dhe sigurisht të miliona ndjekësve që e ndjekin në Instagram. Me ta ndan një pjesë të jetës së saj dhe shpesh pranon të ndërveprojë duke iu përgjigjur edhe pyetjeve shumë intime.

Pas kaq shumë vitesh që ishte gjithmonë gruaja e dikujt, Wanda vendosi të marrë pak kohë për të zbuluar se si është të jesh vetëm me veten. Në rrjetet sociale kuptohet reflektimi i saj, teksa rikthehet të flasë edhe për Mauro Icardin.

Fjalët e Wanda Narës sugjerojnë një reflektim për marrëdhënien me sulmuesin e Galatasaray: “Të fal gjithçka, përveç asaj që e dije se do të më lëndonte dhe që vendose ta bëje gjithsesi”.

“Që prej tetorit jam beqare dhe po argëtohem”. Kështu iu është përgjigjur ndjekësve të shumtë në rrjetet sociale Wanda Nara përmes Instagramit.

Ata kanë qenë kuriozë të mësojnë situatën aktuale të marrëdhënies së saj. Asnjë rikthim me Mauro Icardin, pavarësisht udhëtimit romantik në Maldive dhe tentativave të shumta për pajtim nga futbollisti i Galatasaray.

Wanda përsëriti se ishte vetëm, duke mohuar kështu edhe thashethemet e periudhës së fundit që e duan gjithnjë e më pranë reperit 22-vjeçar L-Gante, i cili ka njohur motrën dhe babanë e Narës.

Duke iu përgjigjur disa pyetjeve të fansave të saj, Wanda Nara zbuloi edhe “skicën” e mashkullit të saj ideal: “Ai duhet të jetë inteligjent, i apasionuar pas asaj që bën, duhet të jetë një hamshor, person i pjekur dhe i sigurt që kujdeset për mua. Të më respektojë dhe befasojë".