Transmetuar më 23-01-2023, 11:36

GREQI- Nis ‘gjuetia’ për kapjen e shqiptarit që dyshohet se vrau një person në Greqi.

Ai akuzohet se vrau bashkëkombasin e tij, 47-vjeçarin “amerikan” në Kalamata, pasi të gjitha rrugët të çojnë në një mal në zonën e Kitries.

Pasi ka plagosur për vdekje 47-vjeçarin K.P., me të cilin dyshohet se ka pasur një mosmarrëveshje, 37-vjeçari është arratisur në kafenenë e njërit prej dy grekëve që janë arrestuar për strehim të një personi të kërkuar nga Policia.

Sipas mediave greke, nga dyqani, ai grumbulloi ushqime dhe rroba të ngrohta dhe iku në këmbë drejt malit.

Megjithatë, nuk dihet nëse ai ende fshihet atje apo ka kërkuar një rrugë për të shpëtuar, ndoshta në vendlindje në Shqipëri.

Kujtohet se pas vrasjes së “amerikanit", autorët kanë braktisur automjetin tip Opel Corsa të errët me të cilin janë larguar aty pranë.

Vrasja ndodhi të shtunën. Thuhet se si autorë u identifikuan një 22-vjeçar grek dhe shqiptari 37-vjeçar. Ndaj tyre është ngritur një çështje për vrasje, ndërsa 37-vjeçari akuzohet edhe për shkelje të legjislacionit për armët.

Nga hetimet e para rezulton se 47-vjeçari është rrahur para të shtënave nga motoçikleta nga dy personat e panjohur që hipnin në makinë.

Skenari më i mundshëm që po shikon policia është larje hesapesh për drogën.