Transmetuar më 23-01-2023, 11:12

Itali- Një ngjarje tragjike ndodhi dje në Itali.

Elion Shala është 15-vjeçari shqiptar, i icli humbi jetën pasi u godit nga nga treni.

Sipas mediave italiane, djali kishte tentuar të kalonte shinat për të shkuar te shokët e tij, që ndodheshin në anën tjetër. Por në momentin që ishte mbi shina, ai u godit nga treni i Eurocity. Sipas mediave italiane, drejtuesi i trenit nuk kishte vënë re asgjë, ndërsa ndaloi vetëm një kilometër më tutje.

Elioni kishte kaluar pasditen me miqtë dhe do të ktheheshin në shtëpi me tren. Por ai nuk zgjodhi të shkonte në stacion përmes nënkalimit.

Lajmi u përhap me shpejtësi në komunitetin shqiptar, të cilët janë të shokuar. Skenat në vendin e ngjarjes ishin tronditëse, ku kishte miq që qanin dhe familjarë që ulërinin.

Viktima ishte në vitin e dytë të një shkolle mekanike dhe luante me ekipin lokal të futbollit. Përveç prindërve, ai kishte edhe një vëlla më të vogël.