Transmetuar më 23-01-2023, 10:13

Nga 24 janari do të ketë përmirësime të motit.

Kështu bëri me dije Akil Osmani nga metoalb.

Ai tha se temperaturat do të jenë në -5 gradë Celsius në zonat malore ku do të ketë dhe ngrica në disa akse rrugore në veri-lindje dhe juglindje të territorit.

“Do të kemi reshje të dendura të shiut në zona fushore ndërkohë reshje dëbore në zonat malore. Duke vijuar nga dita e martë e në vijim do të kemi përmirësim të kushteve të motit por dhe vranësira të shpeshta. Do të ketë rënie të temperaturave të ajrit, ku në zonat malore do të jetë -5 gradë Celsius.

Në disa akse në veri-lindje dhe në juglindje të territorit do të ketë ngrica si pasojë e temperaturave të ulëta”- tha ai.