Transmetuar më 23-01-2023, 10:09

Mbrëmjen e djeshme banorët e “Big Brother VIP2” morën një vendim të rëndësishëm në lidhje me Efi Dhedhes dhe Luiz Ejllin, të cilët qëndronin në një dhomë të vetme që pas përfundimit të spektaklit të së shtunës.

Banorët duhet të hiqnin nga çmimi i madh 10 mijë euro, në mënyrë që Efi dhe Luizi t’u bashkoheshin atyre. Duke dhënë argumente të ndryshme ata në shumicë vendosën që t’i nxirrnin nga dhoma ku do rrinin deri të martën.

Me të dalë Luizi nga aty, ka nisur me ngacmimet ndaj banorëve. Por jo vetëm kaq, pasi Diola Dosti ka shpërthyer ndaj tij, duke i thënë se me fjalinë “merr frymë kot” ka prekur fëmijët e saj.

Pjesë nga debati:

Diola: Vajzat e mia atë natë kanë qenë duke e parë atë natë me të atin dhe partneren e tij, që mund të jenë edhe duke fërkuar barkun nga një fjalë e thënë nga ti. E kjo nuk është e lehtë, kështu që ti duhet të mendohesh mirë Luiz para se të flasësh. Se nuk doja të ta thoja, aq më pak në këtë gjendje të ngarkuar, se bëmë edhe pemën e jetës. E po ta them shumë sinqerisht, ti ke prekur fëmijët e mi. E mua kjo gjë më prek shumë, e di pse më prek Luiz? Sepse ti je ai që ke thënë se kam një motër me 3 kalamaj. Dakord? Dhe ato vajza që e dinë shumë mirë jetën time, e ti thotë dikush ato fjalë, aq më pak ti që kam luftuar për ju të dy, të dalë e të thotë merr frymë kot. Dhe kur ta dëgjosh pemën e jetës sime do e kuptosh se nuk marr frymë kot.

Luizi: Mund ti them veç dy fjalë

Diola:Ty nuk të takonte, nuk e prisja, sinqerisht ta them, me shpirt. Ti mund ta bësh në kuadrin e çfarëdo lloj loje, por kjo gjë nuk ishte aspak fisnike nga ana jote. Mbase unë gabimisht kam menduar se ti brenda je shumë fisnik.

Luizi: Unë këtu kam hyrë me konkurruar me konkurrentë. Unë këtu kam përballë Diolën

Diola: Ti nuk ke të drejtë të fyesh Diolën

Luizi: Të mbaroj moj burrneshë

Diola: Nuk ka justifikim Luiz

Luizi: Unë përballë kam Diolën, as vajzat, as ish-burrin a ku di unë. Për aq sa shoh unë që bën ti në shtëpi, unë do të sulmoj.