Transmetuar më 23-01-2023, 09:01

Një moment veçanërisht i vështirë për Joana Sanz, gruaja e Dani Alves. Modelja jo vetëm që duhet të merret me arrestimin e futbollistit, por ditët e fundit ka humbur edhe nënën e saj të dashur.

"Iu kërkoj paparacëve jashtë shtëpisë të respektojnë privatësinë time tani. Nëna ime vdiq një javë më parë. Kam humbur dy shtyllat e vetme të jetës sime.

Kini pak ndjeshmëri, në vend që të kërkoni gjëra të reja në dhimbjen e të tjerëve. Faleminderit”, – shkroi ajo në rrjetet sociale.

Cila është gruaja e Dani Alves? E lindur në vitin 1993, Joana Sanz është një modele nga Tenerife. Ajo u takua me Dani Alves në vitin 2016 përmes miqve të përbashkët dhe u bë gruaja e tij në vitin 2017, me një ceremoni private.

Çifti nuk ka fëmijë. Nga martesa e mëparshme me Dinorah Santana, lindën Victoria dhe Danieli i vogël.

Joana Sanz, the wife of Dani Alves, published a message before the arrest of the Brazilian

Dani Alves aktualisht është i ndaluar në mënyrë të përkohshme në burgun Brians 1, në Sant Esteve Sesrovires. Ish-futbollisti i Barcelonës dhe Brazilit përfundoi në burg për një akuzë shumë të rëndë: sulm seksual i raportuar nga një vajzë 23-vjeçare.

Kjo e fundit hoqi dorë nga kompensimi për abuzimin (të supozuar) që dyshohet se ka pësuar në banjën e një klubi në kryeqytetin katalanas më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Çfarë rrezikon ai? Nga 12 muaj deri në 4 vite, deri në maksimumi 12 vite denim me burg, nëse faktohet fajtor për rrethanën rënduese të sulmit.

Mediat spanjolle i referohen një detaji në veçanti. Video e regjistruar nga kamerat e vëzhgimit bien ndesh me deklaratën e bërë nga lojtari, që ka naltuar gjithmonë pafajësinë e tij. Një analizë e pamjeve zbuloi se ai kishte kaluar rreth një çerek ore në tualet, në shoqërinë e të resë, e cila më pas iu drejtua policisë.

Dani Alves in compagnia della moglie, Joana Sanz. L’ex calciatore del Barça rischia una pesante condanna per un reato di violenza sessuale.

Tri versione janë ato të dhëna nga Dani Alves. Asnjëri prej tyre nuk ka arritur t’i bindë hetuesit për atë që është mbledhur prej tyre, duke dëgjuar dëshmitë dhe duke parë “filmin” në qark të mbyllur. Mbrojtësi fillimisht shpjegoi se nuk e njihte fare vajzën, më pas shtoi se e kishte parë, por nuk kishte ndodhur asgjë nga ajo që u raportua dhe në fund ndryshoi rrëfimin edhe një herë, duke pretenduar se në realitet ishte ajo që “u hodh mbi të".

Shumë i mërzitur. Kjo është ndjesia që raportoi TV3 kur foli për reagimin e gjyqtarit që po e trajton çështjen. I bezdisshëm do të kishte qenë qëndrimi i futbollistit, i cili u shfaq shumë i sigurt në vetvete, teksa besonte se në një mënyrë ose në një tjetër do të dilte “pa lagur” nga telashet, nga kjo histori e shëmtuar.