Transmetuar më 22-01-2023, 23:43

Luizi ka dalë nga izolimi së bashku me Efin edhe pse shumë i acaruar nga votimet dhe argumentat që banorët dhanë për nxjerrjen e tyre nga izolimi. Në momentin që ka shkuar në dhomën e gjumit ka vënë re se shtratin e tij e kishte zënë Xhonatani, i cili është një nga banorët e rinj. Teksa ka shkuar shumë i nervozuar tek banorët e tjerë ka kërkuar që Xhonatani të largohet menjëherë nga shtrati i tij.

Ama Luizi duket se ende nuk është qetësuar dhe këtë gjë e ka biseduar edhe me Kiarën dhe Armaldon, ku është shprehur se këtë veprim Xhonatani e ka bërë me qëllim për të sfiduar atë. Armaldo shprehet se nuk është dakord, pasi Xhonatani ishte i detyruar të flinte te shtrati i Luizit, pasi nuk kishte tjetër të lirë.

Luizi: Të vijë ai prej jashtë të bëjë interesantin që jam kundra atij, ky direkt më ka shpallur sfidë mua…

Ditën e sotme gjatë një bisede mes Kiarës dhe banorëve të tjerë në lidhje me qëndrimin dhe sjelljen e saj ndaj Luizit, Valbona ka ndërhyrë dhe i ka dhënë Kiarës këshillën e saj në lidhje me këtë situatë dhe vazhdimësinë e saj në raport me Luizin.