Transmetuar më 22-01-2023, 22:00

Gjenden në Tiranë tre vajzat e humbura nga Maqellara.

Burime policore informojnë se vajzat janë gjetur në Tiranë.

Dy prej vajzave janë kushërira dhe njëra është vajza e hallës së tyre.

Megjithatë familjarët ndodhen ende në polici duke dhënë deklarimet.

Policia vendore informon se ‘rreth orës 19.30, në Postën e Policisë Maqellarë janë paraqitur dhe kanë bërë kallzim L.P., dhe M.H., të cilët kanë deklaruar se janë larguar nga banesa pa adresë tre vajzat e tyre të mitura.

Menjëherë është bërë shpallja në kërkim dhe si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe veprimeve të mirë koordinuara me shërbimet e DVP Tiranë, është bërë e mundur gjetja e të miturave në Tiranë, të cilat janë shoqëruar nga Policia në Komisariatin nr 1.

Të miturat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe po meren në pyetje në prani të psikologut.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd