Transmetuar më 22-01-2023, 09:46

KORÇË- Temperatura arriti deri në -7 gradë gjatë natës në Korçë.

Territori i qarkut është përfshirë nga reshjet e dëborës edhe përgjatë orëve të natës. Kjo ka bërë që në dy akse në zonën e Dardhës, trashësia e dëborës të shkojë nga 7 deri në 10 cm. Autoritetet po punojnë për pastrimin e rrugës dhe kriposjen.

Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e rrugës. Ne Qarkun Korçë gjate natës ka patur rreshje shiu/debore me intesitet te ulet. Reshjet kane qëne në forme debore ne kuoten +1250 m, rruga e Dardhes km 9-km 12, trashesia 7cm – 10 cm.

Ne akset rrugore nacionale dhe turistike qarkullimi i mjeteve bëhet pa probleme dimërore, ndërsa rekomandohet përdorimi i gomave dimërore.

Aktualisht moti është pa reshje, pjesërisht i kthjellet, ndërsa kontraktoret do jenë në gadishmëri për mirëmbajtje dimërore nisur edhe nga parashikimet e motit me reshje shiu/dëbore, në periudhën e mbrëmjes.