Transmetuar më 22-01-2023, 00:20

Kiara Tito duket se i ka gjërat e qarta në kokë: Ajo po mendon që të martohet dhe këtë e quan investim serioz ndaj është në dilemë nëse do të pranojë vardisjen e Luiz Ejllit.

Në natën e sotme të Big Brother Vip, Kiara tha se do ti lërë gjërat të rrjedhin, duke shtuar se "dua ta njoh më shumë Luizin".

"Më duhet më shumë kohë për ta menduar se me cilin person do ta kaloj jetën time, tanj jam 27 vjeçe", qartësoi ajo.

"Mund të ketë pëlqim të madh, por të thuash të dua në kaq pak ditë, është e nxituar", shtoi Kiara.

Më pas ishte edhe më e drejtpërdrejtë: "Duke qenë se e kam kaluar një histori që është bërë publike, prandaj e kam këtë stepje. Dua që disa gjëra t’i mbaj për vete"

Dhe e pyetur se pse heziton të shkëmbejë një puthje me Luizin, tha: "Deri më tani nuk e kam ndjerë ta puth pasi kam disa pikëpyetje në vetvete".