
TURQI – Ndeshja për Superkupën e Kosovës është zhvilluar këtë të shtunë në stadiumin “Titanic Deluxe” në Belek të Turqisë. Përballë u vunë Ballkani, kampionia në fuqi e Kosovës dhe Llapi, fitues i Kupës së Kosovës.
Ndërkohë që në minutën e 62-të, Lumbardh Dellova shënoi 1-0, golin e vetëm të ndeshjes së fituar nga skuadra e Suharekës, e cila merioi edhe Superkupën e Kosovës. Ballkani, i drejtuar nga trajneri Ilir Daja, ka regjistruar një tjetër sukses historik, duke e fituar për herë të parë Superkupën e Kosovës.
Mirëpo, fundi i kësaj ndeshje ishte përplot me tension. Gjithçka nisi nga një përplasje mes Francisco Riveras dhe Lumbardh Dellovës. Pastaj u përfshinë edhe Alef Firmino e Lindon Emërllahu, teksa gjyqtari ndau edhe dy kartonë të kuq. Por gjithsesi, fusha e stadiumi në Belek u kthyer në një ring boksi, ku u përfshinë edhe lojtarët e të dy pankinave.