Transmetuar më 21-01-2023, 23:45

Vajzat e Big Brother Vip Albania 2, këtë vit kanë konfirmuar se jane beqare, por njëra prej tyre ka gënjyer dhe ka një partner që e pret në Ekuador.

Këtë e ka zbuluar Arbër Xhaja i cili gjatë Big Brother VIP, të vitit të kaluar është pagëzuar edhe me emrin ‘Piloti i zemrave’.

Së fundmi piloti i ftuar në "Glamour Zone" zbuloi dhe sekretin e njërës prej banoreve.

‘Shumë banorëve më është kërkuar që t’i bëj dedikime me parashutë nga fansat, përveç një vajze.

Më ka shkruar një djalë i cili ishte në Ekuador dhe më tha se dëshironte t’i bënte surprizë të dashurës së tij, e cila ndodhet në Big Brother’ u shpreh Arbër Xhaja.

Gjithsesi ai nuk e tha emrin e banores së bbvip që tha se ka të dashurin në Ekuador.