Transmetuar më 21-01-2023, 21:52

Luizi mbetet një nga banorët më interesantë´në Big Brother.

Ai është përballur jo pak herë me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku janë bërë deklarata të forta qoftë nga ana e vetë Luizit, por edhe nga banorët e tjerë drejtuar atij.

Ndërkohë, dukej se Luizi kishte një marrëdhënie të mirë me Armaldon, derisa ‘thumbimet’ e dyanshme kanë nisur. Armaldo i habiti të gjithë me fjalët që iu drejtua Luizit duke e ulur figurën e tij si artist.

Ti nuk ke ngritur asnjë karrierë, nuk ke asgjë dhe këtu bën çfarë të duash, kjo është llogjika ime. Ti nuk ke ngritur një karrierë sepse po ta kishe do ta mbroje, nuk do e shkelje me këmbë me veprimet që ke bërë.