Transmetuar më 21-01-2023, 13:17

Durrës- Gjykata ka dënuar dy punonjësit e policisë në Drejtorinë e Policisë Durrës, konkretisht Viktor Buça dhe Gëzim Lluka.

Dy ish-uniformat u dënuan nga Gjykata e Posaçme me nga 2 vjet e 4 muaj burgim për korrupsion.

Me dy vjet burgim gjithashtu u dënua Alfred Mikeli, pasi sipas Prokurorisë, një shtetas që ishte shpallur në kërkim, pasi ishte lokalizuar nga dy efektivët, në verën e 2021, ishte marrë në mjetin e tyre dhe pasi kishin negociuar, e liruan atë në këmbim të 10 mijë eurove.