Transmetuar më 21-01-2023, 09:18

LEZHË- Rreth 770 hektarë tokë është përmbytur si pasojë e reshjeve të shiut në Lezhë. Emergjencat Civile bëjnë me dije se situata më kritike është në Balldren si dhe Zejman, ndërsa në Lagunën e Patokut ka prezencë të ujit në disa biznese. Gjithashtu njoftohet se ka kuota të larta te lumi Mat, por deri më tani është nën kontroll.

Njoftimi i plotë:

Territori i Qarkut Lezhë është përshkuar nga rreshjet e shiut me intensitet të ulët, ka pasur rreth 20 mm shi gjatë natës. Kuota lumit Drin është në nivelin +1.0 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra kemi një rënje të nivelit me rreth 0.30 m, nga gjendja e darkës) dhe ka tendencë për ulje pasi rrjeshjet e shiut momentalisht kanë intensitet të ulët, kurse kuota e lumit Mat vazhdon me rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumen Fan është 153 m³/s, por pa krijuar problem, përshkak të gjerësisë së shtratit të lumit Mat.

Hidrovoret janë gadishmëri dhe po punojnë me kapacitet të plotë. Hidrovori Balldre kuota -1.55 m (-1.5 m ) kuota kritike. Hidorvori Tale kuota + 0.2 m nga (- 1.0 ) m kuota kritike. Hidrovori Shllinza kuota +0.02 m nga – 0.5 m kuota kritike. Hidrovori Droje kuota +0.2 m nga 0.00 m kuote kritike. Hidrovoret e tjera nuk paraqesin problematika

Nga strukturat e MC të bashkisë Kurbin raportohet:

Në pjesën që kullon hidrovori i Drojës, njësia administrative Mamurras kemi rreth 30 ha tokë bujqësore të përmbytur. Në ish kënetën Gjonëm kemi rreth 270 ha tokë të përbytur.

Nga strukturat e MC të bashkisë Lezhë, raportohet:

Në ish kënetën e Toroviocës , njësia administrative Balldren, kemi të përbytur akualisht rreth 250 ha.Po në këtë njësi në fshatin Gocaj kemi rreth 20 ha sipërfaqe toke të përmbytur. Në njësinë adminstative Zejmen kemi rreth 200 ha toke bujqesore te permbytura ne ish kënetën Spiten –Tresh. Në total si qark kemi rreth 770 ha tokë bujqësore të përbytur.(300 ha bashkia Kurbin dhe 470 bashkia Lezhë) Gjendja e digave të ujëmbledhësave është nën monitorim të vazhdueshëm nga strukturat e MC të bashkive, deri tani nuk raportohen problem.

Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë, raportohet:

Situata në bashkinë Mirditë paraqitet e qete. Reshjet e shiut vazhdojnë të jenë me intensitet të ulët.Në zonat e thella dhe me shtrirje në lartësi mbi nivelin e detit kanë filluar reshjet e dëborës, si në fshatin Nenshejt, Nj.A Orosh trashësia e dëborës eshte rreth 25 cm, dhe vazhdon te bjere. Ne disa fshatra te Nj.A Fan trashesi eshte rreth 30 cm, vazhdon te bjere. Rrugët deri tani raportohet që janë të kalueshme dhe pa probleme. Furnizimi me energji elektike, raportohet që është normalizuar. Ne zbatim të detyrave të deleguara nga Prefekti i Qarkut Lezhë situata është nën monitorim të vazhdueshëm dhe strukturat vendore MC të bashkive të qarkut janë në gadishmëri.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë problematika në disa zona në qarkun e Shkodrës. Sipërfaqja e zonave të përmbytura është rritur duke shkuar në 1120 Ha. Po ashtu për shkak të shirave të shumtë ujësjellësi Oblika 1 është jashtë funksionit, ndërkohë që rruga e Obotit ende është e përmbytur.

Njoftimi:

Situata ne Bashkine Shkoder, ne oren 08.00 te dates 21.01.2023 paraqitet si me poshte: Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m ) Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ). Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023 Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur. Rruga e Obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023 Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ne rrugen e Obotit po operon nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise. Njesia Administrative Dajç 20 Ha toke bujqesore ( siperfaqe toke mbas argjinatures).