Transmetuar më 20-01-2023, 15:44

Pas ndeshjes Lazio-Bologna, mbrojtësi i shqiptar i Lazios, Elseid Hysaj ka folur në mikrofonat e “Lazio Style Channel”: “Po përjetoj një periudhë të mirë forme me besimin e ekipit, trajnerit dhe tifozëve. Dua të jap më të mirën time dhe të vazhdoj kështu pa hequr dorë nga asgjë.

Sezoni i kaluar ishte më i komplikuar për mua dhe për ekipin, që duhej të kuptonte lëvizjet e reja të trajnerit Sarri. Po përpiqem të bëj atë që kam mësuar nga trajneri, e njëjta gjë vlen edhe për ekipin, prandaj është më e lehtë të luash futboll.

Ne stërvitemi çdo ditë që të dalim mirë nga prapa dhe të kemi posedim të topit, sepse e dimë se trajneri e do këtë stil loje. Kupa e Italisë është një kompeticion i rëndësishëm dhe për t’u fituar. E kam fituar një herë, por për një futbollist sigurisht që është bukur ta pasurojë palmaresin e vet.

Për ne është një trofe i rëndësishëm dhe sonte e treguam. Të paktën fëmijëve të mi dua t’iu them se kam fituar dy-tri gjëra në jetën time, mund ta bëj këtë gjë. Për mua është një kompeticion i rëndësishëm, por edhe për të gjithë ne.

E rëndësishme është të mos pësojmë gola, sepse sulmuesit tanë herët a vonë do të shënojnë. Ne kemi nevojë për një sulmues si Immobile për të sulmuar thellë, por Felipe Anderson po bën mirë. Shpresojmë të vazhdojmë kështu, jemi në rrugën e duhur. Shpresojmë që e marta të jetë mundësia e duhur për të fituar ndeshjen e tretë radhazi”.