Transmetuar më 20-01-2023, 14:46

Kejvina Kthella ishte konkurrente interesante e Big Brother VIP. Por ajo u detyrua ta lërë shtëpinë për shkak se goditi Luiz Ejllin me shpullë.

Të detyruar ta komentonin këtë ngjarje dhe të merrnin masa pas bërjes së shpullës publike, produksioni i shtyrë gjithashtu nga reagimet e ashpra të publikut vendosi të skualifikojë Kejvinën nga loja.

Ish-konkurrentja bëri ironi në deklaratën e saj të largimit, duke ‘falenderuar’ për vendimin dhe duke treguar se “ky ishte respekti që njerëzit kishin për femrat në Shqipëri”, duke pretenduar ende se kishte të drejtë në atë që kishte bërë.

Madje, ajo as nuk shkeli në studion e emisionit pas skualifikimit, ndërsa Arbana nuk e përmendi më në asnjë moment gjatë mbrëmjes.

Shpulla ndaj Luizit ishte ajo që e skualifikoi, por të gjithë janë çuditur nga fakti që Kejvina e mban ende Luizin follow në Instagram. Për më tepër, ka në profil edhe video me të!