Transmetuar më 20-01-2023, 14:16

Sarandë- Një person është rrëmbyer ditën e sotme në Sarandë. Mësohet se 39-vjeçari me emrin Gentian Omeri është rrëmbyër nga 3 vëllezër me emrat Pjeter Ndoj, Astrit Ndoj dhe Alfred Ndoj si dhe nga dy djemtë e Astrit Ndojit, Aleksander Ndoj dhe Anton Ndoj. Këta persona janë kanë rënë në pranga të gjithë përveç Alfred Ndojit, i cili ka mundur që të arratiset në drejtim të paditur.

Shkaku i rrëmbimit të 39-vjeçarit Omeri është bërë për motive të dobta, pasi më datë 19 këta persona kanë përplasur me dashje mjetin që drejtonte Omeri. Më pas e kanë dhunuar atë dhe e kanë lidhur brenda në makinë duke e mbajtur për disa orë dhe më vonë e kanë lënë të dhunuar në rrugë. I dhunuari është dërguar në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmë mjekësore pasi ka pasur dëmtime të rënda në fytyrë e trup, thyerje të hundës, thyerje të dhëmbit, thyerje të njërit gisht.

Policia vendore informon se më datë 19.01.2023, rreth orës 01:00, salla operative Sarandë ka marrë njoftim se disa shtetas po ndiqnin me automjet shtetasin G. O. dhe po i rrezikohej jeta prej tyre. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë reaguar me shpejtësi, duke shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar në rrugën e fshatit Xarrë, shtetasin G. O., të plagosur rëndë fizikisht, i cili është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës, ku ndodhet aktualisht, nën kujdesin e mjekëve. Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale nga shërbimet e Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Pengmarrja”, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, brenda pak orësh është bërë e mundur zbardhja e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar të saj.

Në vijim të veprimeve dhe ndjekjes të pandërprerë nga shërbimet e Policisë, rreth orës 04:00, u bë lokalizimi në fshatin Shëndelli dhe prangosja e 4 autorëve të dyshuar, konkretisht e shtetasve: P. N., 30 vjeç (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e narkotikëve), A. N., 21 vjeç, A. N., 44 vjeç dhe A. N., 21 vjeç (të afërm të njëri-tjetrit), të gjithë banues në fshatin Shëndelli, Sarandë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim shtetasit A. N., 39 vjeç, banues në Shëndelli, Sarandë. Vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për motive të dobëta, kanë përplasur me dashje automjetin që drejtonte shtetasi G. O., të cilin e kanë plagosur duke e goditur me sende të forta, e më pas e kanë futur në automjetin e tyre, duke e mbajtur aty me forcë, dhe më pas e kanë lënë pa ndjenja, në rrugë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete që përdoreshin nga të arrestuarit dhe 7 aparate celulare. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale “Plagosja e rendë me dashje”, "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe “Shkatërrimi i pronës”, të kryera në bashkëpunim.