Transmetuar më 20-01-2023, 13:47

Elbasan- Personi në foto ♪7shtë Gjin Biba i zhdukur një ditë më parë nga familjarët.

51-vjeçari është gjetur pa shenja jete në tunelin e Letanit, në aksin Elbasan-Funar. Mësohet se viktima punonte në një kantier ndërtimi, teksa sipas policisë dyshohet se ai ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Rreth orës 10:30, në fshatin Letan, në vendin e quajtur “Gurorja”, është gjetur i pajetë shtetasi Gj. B., 52 vjeç, banues në Tiranë. Paraprakisht, dyshohet se 52-vjeçari ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe për pasojë, ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.