Transmetuar më 20-01-2023, 11:33

Këtë të premte, më 20 janar, Dani Alves me siguri do të përjetojë një nga ditët më të vështira të jetës së tij. Braziliani do të duhet të dëshmojë si i akuzuar në gjykatën hetuese numër 15 në Barcelonë. Të gjitha për një abuzim seksual të supozuar që do të kishte ndodhur më 31 dhjetor në klubin e natës "Sutton" në Barcelonë.

Disa fakte që ish-lojtari i Barcelonës i mohoi kategorikisht në programin "Sonsoles" pak ditë më parë: "Unë isha atje, në atë vend, me shumë njerëz që kënaqeshin, pa pushtuar hapësirën e të tjerëve. Më vjen shumë keq, por unë nuk e di kush është ajo zonjusha. Unë kurrë nuk kam pushtuar hapësirën e dikujt pa autorizim”.

E njëjta linjë që mbështet edhe gruaja e tij, modelja Joana Sanz: “E di kush është burri im, e di se si e kam njohur, e di sa i respektueshëm është, sepse as kur po më njihte nuk më kishte shpërfillur. E kam parë shumë herë sesi femrat i afrohen, duke guxuar të provojnë diçka. Nëse e bëjnë në praninë time, nuk dua ta imagjinoj kur nuk jam aty".

Këtë të enjte, pak orë para gjyqit, modelja ka dashur të tregojë sërish publikisht mbështetjen për futbollistin. E ka bërë me një foto domethënëse të duarve të ndërthurura dhe një mesazh të shkurtër: “Së bashku”.