Transmetuar më 20-01-2023, 09:30

Momente tensioni në stolin e Real Madridit gjatë ndeshjes së Kupës së Mbretit ndaj Villarrealit. Trajneri Carlo Ancelotti bëri një zëvendësim të dyfishtë në minutën e 55-të, duke nxjerrë Rodrygo e Kross dhe future Ceballos e Asensio në fushë.
Braziliani nuk e pranoi zëvendësimin dhe kur u rikthye në stol nuk i dha dorën (përshëndeti) trajnerit italian. Ancelotti menjëherë drejtoi gishtin nga lojtari i tij, duke e qortuar.
Në fund të ndeshjes, trajneri italian vuri në dukje: "Ai nuk më përshëndeti, sepse mendoj se ka harruar, nuk shoh arsye tjetër. I thashë të mos harrojë të përshëndetet kur të zëvendësohet".