Transmetuar më 19-01-2023, 23:02

Zvicër- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në bashkëbisedimin “Zgjerimi i horizonteve të Europës”.

Rama u shpreh se BE duhet të rrisë fondet për të gjitha vendet, duke shtuar se nuk pretendon që të marrë njësoj si vendet anëtare.

“Ndërkohë që, po ndodh diçka mjaft thelbësore që ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor jemi në një front, përfshirë Serbinë, kur vjen fjala për të dënuar Rusinë, kur vjen fjala për të dënuar pushtimin. Pra, në një front në Kombet e Bashkuara.

Kur vjen fjala tek sanksionet po, mund të jetë e bëshme për këdo.

Por, na duhet të kuptojmë diçka; po, sanksionet janë mirë por ndërkohë, shtetet e Bashkimit Europian kanë fonde rimëkëmbjeje, kanë fonde për novacionin, kanë fonde për mrekullira nga BE, përpos të ardhurave e tyre.

Ne nuk kemi, asnjë nga ne në rajon nuk ka.

Nëse Bashkimi Europian do të na bëjë pak më tepër pjesë, se nuk pretendoj që të marr aq fonde sa marrin fqinjët tanë që nuk janë në Ballkan sepse janë, e dini, kjo është diçka që duhet, diçka duhet ta marrim, është diçka që të gjitha këto vende duhet ta marrin, duhet ta marrë Maqedonia e Veriut – flasim për Serbinë sepse është më trendi – por Maqedonia e Veriut është shumë e rrezikuar që të shkojë drejt një nacionalizmi mjaft të thellë që mund të krijojë probleme”, shprehet Rama.

Kryeministri Edi Rama iu drejtua Presidentes së Parlamentit Europian, Roberta Metsola duke i thënë: Carma is a bitch (Karma është k****). Kjo deklaratë u bë duke iu referuar skandalit të madh që ka tronditur institucionin javët e fundit, duke vënë në pranga nënpresidenten e BE-së e eurodeputeten Eva Kaili. Ai tha se kur doli kjo çështje e arrestimeve për korrupsion mendoi se i zuri ‘karma’.

“Roberta, më fal, duhet ta them, kur doli ky rast korrupsioni. Unë thashë: Karma është një kurvë, "tha Rama.

Pse u arrestua nënkryetarja e Parlamentit Evropian, Eva Kaili?

Një nga 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian, deputetja greke Eva Kaili, u arrestua në lidhje me hetimet për korrupsion në Belgjikë. Pas arrestimit, u mor vendimi për përjashtimin e saj në Parlamentin Evropian.

Hetimet nisën përfshijnë një organizatë të dyshuar kriminale, tentativë për shitje të ndikimit nga një shtet i Gjirit dhe akuza për korrupsion dhe pastrim parash. Rasti ka të bëjë me Emiratin Arab të Katarit.

Arrestimi i Kailit në Bruksel erdhi pasi katër të dyshuar të tjerë u arrestuan në rrethana të ngjashme më herët ditën e sotme. Sipas mediave belge, bashkë me të është arrestuar dhe partneri i saj. Prokurori federal i Belgjikës njoftoi arrestimet e mëparshme pasi 600,000 euro u zbuluan kur policia bastisi 16 adresa në kryeqytetin Bruksel.