Transmetuar më 19-01-2023, 21:59

Këngëtari Butrint Imeri ka reaguar përmes një postimi në Instagram, ku premton se së shpejti do befasojë të gjithë dhe kjo do ndodhë të shtunën.

Ky reagim ka ardhur pas postimeve të para ditëve më parë, ku këngëtari “luajti” me faktin se mund të ishte pjesë e Big Brother.

“Gojët e liga: Butrinti në Tiranë”, ndërkohë Butrinti,”-ka shkruar ai krahas një fotoje të tij duke u argëtuar në Francë. Butrinti ka vazhduar programin duke u shprehur se këtë të shtunë do të vijë befasia që sipas tij kanë kërkuar shumë. “Ju premtoj. Shihemi të shtunën. Befasia që e keni kërkuar për një kohë të gjatë.”