Transmetuar më 19-01-2023, 17:00
![](https://noa.al/newsImages/2023/01/14C21C4D-C53E-4171-B96E-C4111622F6E3.png)
Spanjë- Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë së Burgos në Spanjë pasi dyshohen si autorë të 25 vjedhjeve të ndodhura në muajt e fundit.
Sipas mediave vendase, dy të rinjtë të moshës 25 dhe 26 vjeç, janë arrestuar në kuadër të operacionit “Zambak” pasi agjentët e policisë së zonës kishin konstatuar një numër të lartë denoncimesh për vjedhje që nga tetori i vitit të kaluar.
Grabitjet kryheshin zakonisht në orët e vona të pasdites dhe të natës dhe zakonisht të rinjtë futeshin në banesa nëpërmjet dritareve.
Gjithashtu nga hetimet rezultoi se përdornin veshjet të errëta, megjithëse sërish ranë në radarët e policisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd