Transmetuar më 19-01-2023, 13:56

Vlorë- Ngjarje e rëndë në Vlorë.

Një 31 vjeçar nga Vlora është shpallur në kërkim pasi akuzohet se ka goditur me thikë ish-gruan dhe se i ka vjedhur paratë dhe celularin. Shtetasi me inicale Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë pas ngjarjes është arratisur.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi Xh. K., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, ka goditur me mjet prerës thikë, ish-bashkëshorten, si dhe i ka vjedhur asaj një aparat celular dhe një shumë parash. Punohet për kapjen e tij.”, njofton policia.