Transmetuar më 19-01-2023, 13:11

Mesditën e sotme, në lagjen nr. 8, për shkak të erës së fortë, është rrëzuar çatia prej llamarine e një objekti (magazinë produktesh ushqimore).

Për pasojë, janë dëmtuar 5 automjete të parkuara në afërsi të këtij objekti, ndërsa nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.