Transmetuar më 19-01-2023, 11:25

Javier Zanetti, zëvendëspresident i Interit, ish-kapiteni dhe flamuri i zikaltërve, foli për Lautaro Martinez në seksionin "Fantastic 10": "Lautaro, që kur filluam ta ndiqnim, mund të shihnim se kishte një të ardhme të madhe.

Kisha folur me Milito shumë kohë më parë, kur Lautaro kishte filluar të hidhte hapat e tij të parë në futboll. Pas kësaj bëri debutimin e tij në ekipin e parë, por ju mund të shihni këtë rrugë, atë të një lojtari që mund të aspironte për shumë më tepër.

Jam shumë i lumtur që Lautaro është këtu tek Interi. Gjithçka që po demonstron është ajo që ne menduam se mund të bënte. Ai po rritet sezon pas sezoni. Ne po flasim për një djalë shumë të ri, i cili tani është një referencë për Interin dhe Argjentinën.

Karakteristikat e tij më të mira? Lautaro është një djalë shumë bujar, ndihmon shumë edhe në fazën e mbrojtjes. Ai ka kohë të shkëlqyer në goditjet me kokë, ka shënuar kaq shumë gola. Ai gjithmonë kërkon thellësinë, ka forcë të madhe dhe një driblim të bukur.

Ai ka qenë gjithmonë një djalë shumë i përgjegjshëm, shumë profesionist. Që kur erdhi tek Interi e ka kuptuar se është në një klub i madh dhe këtë e dëshmon të dielë pas të diele. Mendoj se ndihet mirë këtu me ne dhe për këtë po bën shumë mirë".