Transmetuar më 19-01-2023, 10:53

DURRËS- Gjykata e Apelit në Durrës ka zbutur masën e sigurisë për ish-zv/drejtorin e Policisë Elbasan, Albert Nushi. Gazetari Elton Qyno shkruan për Ora News se nga qëndrimi në "Arrest shtëpie", gjyqtari Markelian Koça ka vendosur masën e sigurisë "detyrim për paraqitje" ndaj Nushit. Të njëjtën masë ka vendosur gjykata edhe për ish-zv/drejtorin tjetër të policisë Elbasan, Nikollaq Palla.

Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, akuzohen dhe janë marë të pandehur nga prokuroria e Elbasanit, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Deklarimit të rremë para oficerit". Sipas pamjeve filmike të sekuestruara nëngjarjen e 21 Prillit 2021 në Elbasan, Nushi dhe Niko Palla kanë qenë në vendngjarje dhe janë fshehur së bashku dyerve të makinës "Range Rover", duke mos kryer asnjë veprim për parandalimin e përdorimit të armëve nga Arbër Paplekaj që akuzohet për vrasjen e Ojerin Xhuvanit.

Në seancën e radhës që është caktuar më 22 janar, pritet të nisë marrja në pyetje e dëshmitarëve. Është një listë e gjatë me 68 emra që prokuroria i ka thirrur për të dëshmuar ne gjyq, e ku mungojnë edhe emrat e politikaneve të dy kaheve politike, por nuk është Gazment Bardhi, i cili ishte shumë pranë vendit ku ndodhi ngjarja.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd